venerdì 15 maggio 2009

Per miqte e miqesine






Tani shkoj te fle
...dhe pse eshte dite
qetesisht me doren tende futur ne shpirtin tim
duke lene te kuqte e mullages
puthur nga vesa e mengjesit ende jashte
Falem...
...falem qe ata shpirtera te shpetojne
shpirtrat e agimeve
mbas perendimeve ku mjegullat shtrihen ne kanalet e kujteses
pa trup, pa endrra
deshirat i le te lira si ushtaret antike
qe s'mundet ti kapin
cdo vale qe si ty kthehet dhe nje shpirt shkon
e neper vale ti shkon e nje shpirt kthehet
duke kapercyer furtunat e matane kohes
ti je perseri fjale e bukur e jetes ...
Miqesi!



Miqesise..

Ne rrugen e Durresit u ndame miqte e mi
duke rendur drejt kohes qe tabllo endrrash kishim krijuar
trotuarit tashme thyer i lame zerin tone jehone ''do te vij,,
duke qeshur e qare me ndjesite rinore pa shijuar

supit djaloshare derdheshin floket kacurela te mikes
buzen e lamtumires tatuazh sot ,gjoksit rrin
kur u ndame ,atje ku gjetem rrugen e ikjes
mbas mjegulles vjeshtake lame me te bukurin kujtim

Ate cope qiell me vehte e morrem si pentagram te kenges
tani larg
me ju miq e ndava pa menduar
rrugeve te ftohta do ecja ne rrudhat e gjalla te brenges
morra kitaren duke vene notat
sa me keni munguar
sa me keni munguar....

Kam ardhur te gjej kaq here nje lot te pa thare ende
sy mbeshtetur Dajtit, bulevardit, pazarit vjeter emrin e tyre belbezoj
sa vetmi, zhurme qe heshte brenda meje dhembeshem
rrjedha e lumit Lane ashtu lodhur derdhur ne dete
kengen e mallit per ju brigjeve te tjera ma dergoj

sjell perseri ketu zerin tim te kenges se malluar
dedikuar brezit tim ne emer te miqesise
me kete rini sot rritur prane meje merguar
te ndjej shijen e atdheut qiellin tim te dashurise


Dhe pastaj.miqesisht. ...

Shelgut lotderdhur degezat ja gershetoj...
te kesaj pranvere ja hedh kurore, lulet e shpreses...
portat e largimit ende rrine hapur....
ku hyjne e dalin renkimet e harreses
Miqte e mi...
......Une dhe stinet
rrime ulur... ,
...tryezes me mbulese kujtimesh i hedhim therrime malli
e gishterinjte ngjyejm tastierave te uritur cdo dite
nuk jemi vetem...ah.. . sigurisht
sepse me takimin e heshtur
...nuk mbushen udhet driteverbuese te largimeve
keshtu gjithmone malluar diku jemi sinqerisht!

martedì 23 settembre 2008

El Loco


Dedikuar ty mik i shtrejte Salvatore Stica Toti!
Duke pritur nga yjet te me flisnin nje fjale
Ndjeva doren tende supeve te mija ngadale
Buzeqeshur me pyete ..
ne cilen gjuhe po lutesha drejt qiellit mahnitur
ne brigjet e nje lumi ,
qe bregut me kish ndaluar
dhe une e gateshme sikur Ty te kisha pritur
te fola kaq gjate per vendin e malluar
qe syve me kish mbetur pikloti ngrire
Degjoje per nje vend qe dukej si perralle
Me male magjik , shekullore kala te veshur me njemije e nje dritare
degjoje dhe tabllos i vije ngjyre blu
si endrra ime humbur flu....
E buzeqeshje me gjuhen time shpirterore
qe dukej si peshperime me eren
imazhi yt me erdhi kaq qiellor
vjeshtes se asaj dite mi solli pranveren
Pikturen e atij casti mbaj varur ne murrin e kujteses
pasi ishte shtytja ime pare
drejt lumit Piave te marr udhetim e jetes
qe shfaqej cdo dite me te reja enderrim
e kaq here mi vure ngjyre dhe rrezatim
Vjeshta...me njohu dhe me ndau nga Ty
si gjethet bie sot ky lot i vargezuar
Falme nese me sheh dhe ndjen merzi
nga loti qe faqeve me paska tradhetuar
Te gjithe jemi straniere me thoshe..
Mos i merr si halle shkallet e kohes pa koh
kemi shkak te prekim mundesine
per sa zgjodhem ndalesen ne Toke dhe vetmine
Lindur vetem dhe udhetare gjithnje e kudo
Ndaj buzeqesh dhe jep dashuri mos gjyko
dhe pse shpesh ndihesh e gjykuar
Jemi ne shkallen e njerzimit te harruar
perderisa askush me nuk ndjen dhe nuk shikon
kjo fjale te ngushellon?
Nese zgjohemi nga kjo enderr Jete
Pasi Vdekja nuk ekziston...
vetem udhetojme ...
ne barken e eksperiences
atehere ndjejme qe e gjitha mbetet Iluzion!
Une ne peshperimen e eres do te te kerkoj
sepse e di qe nese hesht zhurma e genjeshtert
tingujt e zerit tend mbetur aty tek pema do ti degjoj!
E lame ketu te miren miku im....keshtu do te kujtoj
Madi 20.09.2008Treviso IT

venerdì 12 settembre 2008

Me pas...


Ne katin e peste te kohes

231 shkalle

ne ballkonin e kujtimit ,ngel lulja e jetes

e vetmja shenje qe i leme prekjes

nga dikush tjeter gdhendet emri ,

pastaj...

....ne Porten Infinite...

pas vdekjes!


...kaq here te dergova mesazhe cod dashurish

telepatikisht sigurisht...

sepse rrojme ne castin e pa ndjeshmeris

ne ate klik emocionesh imagjinare

nuk ka mundesi

....kjo eshte gjuha ime edhe keshtu heshtur

ende cod i panjohur shifrash

germat kthehen puthje po edhe plumba shpirteror

Ndjesia ne mollza te gishtave tregues godet

me gjuajtje thonjzgjatur qe mbajne baktere krizash mendore

e flene qetesisht

qepallat qe kycin sy te lotuar e mendje te cprishur ,

per pak ndjesi...

Ndergjegje do te thote....

Urrejtja, eshte nje kujtim i larget

mercoledì 6 agosto 2008

Kenge mesgushti


Ne kete hyrje gushti ku frymezimi behet pike djerse
e shket gjoksit malluar
po shkruaj vertete per ty,
sepse ndjeva qe zemra brenda te me trokase
keshtu te dy pa u ndare askund ,
me kete dashuri ende te pa-ngopur ende te pajetuar..
dua syte e tu oqean pafund
qe nxehtin e gushtit ta shuaj kengen mesgushtore ta ngas
Gushtit nuk le kengen te me flere
,dhe buzeve u ve pentagram
gati bej notat qe reve shamilehta te lekundin
cepat gishtrinjeve te holle rrezeve diellore ..
.. te zbresin si puthjet aty te me behen kenge qiellore
Po ''Ty ''une te quaj vehte dhe pse prane te kam,
ndej mall sepse me je frymezimi ,
me ishe endrra ne breng... ....
sot qetesi , fllad mengjesi, neteve me kthehesh yll
Prekje eja, eja me prane, koken mbeshtetma prane ballit tim
... dhe ...lexome sy mbyllur mendimin
Jetes tjeter shija drejtimin per ku dhe kur,
aty leme prap te dy takim perseri per Udhetimin!

150863....


150863....
E kthej koken mbrapa
dhe vargun e viteve nuk le me te me perqeshe
...si dikur neper rrezimet e deluzionet rinore
ndaloj stacioneve
ku ka mbetur ndonje kuti e mbyllur e ndesh
me ndjesite e bukura
ku tingujt e sokakeve beratase me marrin per dore
trokthet e kujave Mangalemit behen rrahje zemre tashme
qetesisht sy mbyllur tek me shfaqet vargu i viteve embelsisht
Une qesh tashme qesh,
sepse te gjitha i kam ndjere
,te pandare lotet, harresen, vetmine ,
miqte, udhetimet ...deri hapin e pare,
kam ndjere puthjen e pare te dashurise ,
rrugices kalldrem derdhur,
gure cmuar,
Atje shkojne kujtimet , ku linda,
ku jetes i morra krahet,
ku u ndjeva e dashuruar
Vargun e viteve ne mesgusht nuk e le te me perqesh
.....sepse tashme ne kete ndalese kuptoj
kam lindur mes dashurise dhe jeta me dashuri me ka fituar
ta jape sa mundem
dhe kohes ti le te vetmin vegim me vargje e kenge ,
plot dashuri bere nga shpirti im
Ndalesa e mesgushtit ma jep krahun e nje viti te ri...
tek shoh frutin e frutit sot,
45rrenje dikur i mbolla ..... ....
e marr vec arome Shanel e Lumturi!

mercoledì 12 marzo 2008

..ushtaret e tu...


Pashe ushtaret e tu te shtrire fushes se blerte
mos tu prish endrren e gjetur ,
prane tyre qendrova pa fryme
duke belbezuar melodine e ngjirur ninanull
veht-veten tashme shoh fjetur
Nuk flisnin me per lufte, as per dashuri,
nuk preknin me barutin e mbetur per puthje te zjarrta
flejne te gjithe dhe nata zgjuar rri...
...e une ngadale i nisa trupat tek ti pa emer
si tatuazh,mbi gjoks e ne ballin e ftohur te pritjes
puthja e percjelljes e pikturuar ne lot kish ngrire
ninanulla ime mbulese per ta '' lamtumire''
''nuk ka paqe dhe pse keshtu ushtaret vdesin''
diku tjeter ata ndezur mbajne lufte me armet e tyre te dashurise
per te lene njolla gjaku mbi fushen e bardhe te kohes
pa koh ....ushtaret e tu lane diku nje kenge te grisur
nga shiu e acari , nga mungesa e thirrjes jemi ketu, nga pritja!
notat e jetes tashme rrine lapidar i vetmis !
Madi tv12032008

domenica 10 febbraio 2008

...ndarja...




Ndarja...

Pa fjale ...
...mbetur neper grimcat e ftohta te kujteses
me vijne
syt e tu dhe buza qe qesh jo me mua
atje ...mbi jastekun e bute
ka ngelur ndonje fije e flokeve te mi
ku do guxhulisin embel faqet mengjeseve
dhe si deshira ime e perhereshme
do te vije zgjimi duke qeshur perseri
Pa fjale ...
mbi tavolinen kafja do te prese e ftohte
do te ndjesh ftohte edhe Ti...


Nese do te ...

''Sa bukur nese shpirti do te kendonte si vargu
do te kishe diell gjithnji dhe neteve te vetmise
nje dashuri cdo mengjes do te gjeje te pragu
falja do te ishte dhurate prej njerzise...


Pra...

...nuk ke koh...jo nuk ke aspak e di
asnjehere nuk ka qene koha mes nesh pengese
sepse nuk ekziston..!


Ndonjehere ...

Nje dite kur te degjosh ndonje tingull te njohur
ktheses qe merr prane shtepise
mos ngurro ti zbresesh lendines e shihe
si nen pemen gjethe-kuqe renkon
korda e fundit e dashurise!


...mbas mesnate ...

Henes kete nate dicka ne vesh do t'i them
sekret te ngelet edhe une mos ta harroje ...
nje dite nostalgji per te shkuaren do te kem
e thinjur Asaj perseri keto caste do t'ja kerkoj
nje reze te argjente do hedh mbi syte e mija
si castin qe i le deshiren
te mbetet atje ku morri muze dashuria!


.../02/2008

giovedì 24 gennaio 2008

PERJETESISHT



Kam frike te fle imponuar
endrren e zgjedh vete
dhe...nuk dua te me zgjosh patjeter me pas...
eshte akoma edhe dicka lene pa thene

''Me Fal,,
atje ku diku kam shkelur pa-dashur, e?
dhe kam lene shenje te heshtur
Pasi kush i njeh fluturimet ''flu'' kane falur
e nese akoma se kam thene ende :

- Faleminderit
ndjesive qe me kane dhene prekjen deri ne emocion
dhe qe kam ndjere Jeten!
Andaj, ti provo e zgjome
e nese nuk pergjigjem kesaj here...
Mos qaj sepse paskam dashur te le ketu udhetimin
Kam frike kur te me imponosh gjumin sepse...
edhe ate e kam zgjedhur vete...
ku e bej ''zgjimin e madh''

..........................

... vertete duket sikur fle
...mos ndjej trishtim
kur te therrasesh emrin tim
...pasi jam ne lendinat e bukura te pritjes
per tjetrin udhetim...atehere kur ''Era''
te shenoje Infinit
Kam nje ''boce ''te mendafshte qe marr me vehte
te gjitha ato qe ndjeva...

Dashurite!
E vetmja ''vize'' kalimi per shpirtin ''pertej kohes''
e prese qetesisht...puthjet Yjore!
Nuk ke me koh te me japesh tenden puthje
ashtu si e kerkova mijra here instiktivisht
me mua do te jesh, tek mua

Perjetesisht!
Thirme nese ...nese nuk zgjohem ...
jam aty ne tendin sy, ngrire kujtim...
per kete mos me rrezo...mos qaj!
po valezave qe bashke lundruam leshoje
sa here andej te dergosh kujtimet me vehte...
me mbaj!


.../01/2008

mercoledì 9 gennaio 2008

...balsam petalesh...

Kur ngjyrat deshifrojne shpirtin




Si trandafilat e thare nga harresa e kohes ngjitur murreve fytyrat
ne teatrin ''pa ze'' porta mu hap pa pritur trokitjen time
Roze...kujtesa hapi perdet e ftohta
askush nuk ngeli pa kthyer koken pas
dhe hapat behen si peshperime dhembjeje
Zot me qendro prane ...Stephen King perballe
i zverdhur nga pasqyrat...here une ...here ai...here ata
Me andej..trupa te palevizeshem qe i rrutullohet vetem koka
me thonjte qe zgjaten nje cezme te ndryshkur, uji ka shterrur
Nje brave e prishur qe hapet sekret me nje maje pene te holle
Te gjalle qe lepihen buzesh me afsh te ftohte
e te vdekur jane zgjuar, ulur kembekryq shohin ata qe i varrosen
... degjohet kercitje e dritareve te thyera
dhe dyshemese kalbur pa taban...i kullon gjak
ngrire gjithshka...
perplasje e buzeve te rrudhura me etje
peshperijne

-Balsaaaaaaaam edhe nje puthje...edhe nje fjale...
hyni na thoni...aman dhe nje fjale...
brohorisni te ndjejme rrahje ritmike paradash
rram brram brram rram
Qetesi...andej...nga e majta murrosur



''Trandafili Roze'' qendron ulur mbi krahun e prere dikur
per te ngjyer ne gjak penen e mprehur drejt lavdise
Koh qe ka ndalur frymen...Oh...mos...mos u zgjo me kurre
mos merr fryme se fryma jote ka ere gryke te semure nga myku
neper vyshkjen tende del lot i dhembjes pamje qe lemeris
sepse ti kurre s'ke celur natyreshem
po mbi nje bastun te trashe qe te mbajti degezen e brishte
ndaj leshove vetem ngjyre e kurre arome
ky lot qe gris faqen tende te maskuar s'me jep ndjesi
vec nje drithme te shkuar...rrezimi tij me ben pis

...U merr koh e frymezim enderrave te fresketa !
Pastaj...pastaj...i flak jashte...
si flete te bardha
por... ke harruar
azgje nuk vdes dhe kur eshte e dhuruar
ka nje emer diku te shkruar


''Oh...bijezo ''pikeza e ujit''
qe noton mbi levozhgen e arres
lumenjeve te rrembyer te udheve plot mister
mos te pikoj trishte ai lot i arte
sepse fryma jote eshte e fresket
S'mund te rroje gjate nje trandafil i thare
qe profumin tend keshtu e rremben
dhe pse rruga e vetmise eshte e frikeshme
dhe ty angullim e ngjirrur te genjen


Mos qaj...
ka ende forc krahu i prere nga pabesite,ty te te mbaj
dhe ti ,te kendosh si bilbil kengen e jetes qe te pret
Nga gryka jote e paster e cilter e argjent''

Ecja ime e lehte ...
per te mos trembur fantazmat qe pijne gjak
dhe te fiktet e regjizorit nga pamja, i shtrire
shoh personazhe ,emrat e shkruar mbi cdo pllake
pluherosur po dhe ngjyrosur...sepse ka vendosur
te tregoje te verteten bloze
ajo ngjyre qe e zhgenjeu edhe jeten...
e bukur tenda Roze...

Muskuj qe leshohen duke u perdredhur ne ''vjole ''
''feminilitet pasional'' mustaqesh ngjitur me zamke buravecash qeflinj
qe embelsisht lepihen dhe takat e vendosura mbi koke
si kurore lavdishe vjole u ndrijne
wooooow...????!!!!

Kembaneza oborit pa mullar rrembyer gjuheza
mbushur me kashte nxire e mykur
i vetmi ushqim mbetur per kalimtare nostalgjik
Sepse delet e paqeshme iken...
dhe nuk hane me barin e gjumit letargjik
e me nuk blegerijne kengen permendesh
be be ba...urrah, urrah, urrah,

Bah!
...Iken dhe lekuren se dhuruan per ujq grabitqare mbi krijesat pafaj
as paterica nuk mbajne kur kullosin ne fushat e lira stineve
kercejne dhe sa degjojne ''zerin e Nenes... e le qingji kopene''
Pa bari e kope shpenrdare jane gjithkund vertete
po thirrja e qumeshtit atdhe i pikon i bardhe nga rete
eh...kemboreve varur ne qafe ne shekuj s'ja kane me ngene
ndaj ikin perseri sa e shuajn mallin e marin dhene
te lire atje ku liria ka rritur kopene...

Roze ti ngjyre e bukur sot nje veshje maskash ''karnavale veneziane''
ku tallin vjedhesit e perlave nenujore shekullore
nen themelet e torturave doxhiane
Tabllove Boticeli ,Vecellio derdhur ne mermer
kane ndalur dhe shkelqejne gjetke, po kane nje emer te vetem
qe i prezanton at-dhene
Ate bukuri qe ja perdhosen njerzimit
me epidemine ''roze'' dhe me pas hedhur ne ''ishullin e te vdekurve''
tashme i pa-shkelur.. por jo harruar !



Vjole qe cdo mashkull fton ne ballon e tij profumin MEN
Zgjohu Leonardo...te lutem trego qe s'ju dhe kurre asaj ngjyre
dhe pse atehere koha per ty ish vetem pasion
Ti i le gjithkujt nje ''darke te fundit''
I le dhe nje emer shkruar diktatorit Ludovik
Vertetesi me shume se kaq...c'mund te me tregosh me?
ti dhomez e ftohte me lule te thara ngjitur murresh, zhvatur shkurresh
Kendeshem vizitoj kete pamje te ngrire reale mbi cdo pikture ne koh
qe jo te gjithe i kane jetuar pa sy e vesh
Miremengjes Jet!
Te falem qe me le te shoh kete akt, ty regjizor i zvenitur
po te zgjoj me nje prekje vargu mengjezi ende pa gdhire
qe fantazmat mos i vrase drita e bardhe e jetes
Vazhdo...
''Pelegrinazhin e Karnavaleve te Kohes''
Nuk kisha qene kurre ne kete skene kaq realisht
edhe pse dikur i kam degjuar gropesitjen e frytjes me boshesine
rastesisht ndjej te me reshkas nje lot emocioni i kenaqesise !
Se vetem keshtu mund te flase vertete historia ...
Me kete pamje e dikureshmja harruar ''Ishulli te vdekurve''
...filmi nis...


.../01/2008