mercoledì 27 ottobre 2010

Atdhe, lerme.....


Dua te jem ulur ne mes te sheshit atdhe
dhe ndjej kete qetesi nate
le te kem ftohte, le te kem frike
dua te jem atij sheshi ku lash fryme rinore
mengjeseve fllad endrrash
mbremjeve lot brengash
dua te jem ne sheshin atdhe
te shoh e prek zera miqsh
tu them me fal casteve qe lash pa i pyetur
sa do ish pesha e mallit
dhe ato do ti bente harrese
Ku jane valle castet e mija
lagur, diku cepit te sheshit me vese
me shprese ....me shprese
ommmmmmmm
Atdhe lerme kete cast gjumi te me zere
mbi sheshin tend
perkundur nga peshperime e dashur ....
.....e fjaleve miqesore e kujtimeve rinore
kam mall te lutem ...
...lerme.......
Madi
vjeshte tetor 2010