martedì 23 settembre 2008

El Loco


Dedikuar ty mik i shtrejte Salvatore Stica Toti!
Duke pritur nga yjet te me flisnin nje fjale
Ndjeva doren tende supeve te mija ngadale
Buzeqeshur me pyete ..
ne cilen gjuhe po lutesha drejt qiellit mahnitur
ne brigjet e nje lumi ,
qe bregut me kish ndaluar
dhe une e gateshme sikur Ty te kisha pritur
te fola kaq gjate per vendin e malluar
qe syve me kish mbetur pikloti ngrire
Degjoje per nje vend qe dukej si perralle
Me male magjik , shekullore kala te veshur me njemije e nje dritare
degjoje dhe tabllos i vije ngjyre blu
si endrra ime humbur flu....
E buzeqeshje me gjuhen time shpirterore
qe dukej si peshperime me eren
imazhi yt me erdhi kaq qiellor
vjeshtes se asaj dite mi solli pranveren
Pikturen e atij casti mbaj varur ne murrin e kujteses
pasi ishte shtytja ime pare
drejt lumit Piave te marr udhetim e jetes
qe shfaqej cdo dite me te reja enderrim
e kaq here mi vure ngjyre dhe rrezatim
Vjeshta...me njohu dhe me ndau nga Ty
si gjethet bie sot ky lot i vargezuar
Falme nese me sheh dhe ndjen merzi
nga loti qe faqeve me paska tradhetuar
Te gjithe jemi straniere me thoshe..
Mos i merr si halle shkallet e kohes pa koh
kemi shkak te prekim mundesine
per sa zgjodhem ndalesen ne Toke dhe vetmine
Lindur vetem dhe udhetare gjithnje e kudo
Ndaj buzeqesh dhe jep dashuri mos gjyko
dhe pse shpesh ndihesh e gjykuar
Jemi ne shkallen e njerzimit te harruar
perderisa askush me nuk ndjen dhe nuk shikon
kjo fjale te ngushellon?
Nese zgjohemi nga kjo enderr Jete
Pasi Vdekja nuk ekziston...
vetem udhetojme ...
ne barken e eksperiences
atehere ndjejme qe e gjitha mbetet Iluzion!
Une ne peshperimen e eres do te te kerkoj
sepse e di qe nese hesht zhurma e genjeshtert
tingujt e zerit tend mbetur aty tek pema do ti degjoj!
E lame ketu te miren miku im....keshtu do te kujtoj
Madi 20.09.2008Treviso IT