martedì 11 maggio 2010


Kur gjyshet shkruajn per nipcet,
nuk shkruajn ligjerojne
nje ze i vjen cuditeshem,
me thelle se nga kraherori
.... i embel del ,
...me i embel se mjalti kur tregojne
per te thirrur ne emer gjakun e gjakut
Vargezojne .....

Kur gjyshet mengjeseve zgjohen,
hallet kane mbarruar cu duhen pasurite
nje kukull dhe lodra mbajne neper duar
e rendin si flutura me nipcet perdite

Cdo gje ka ikur larg dhe ngelur imazh
ska me hesape sa, si, dhe pse ne jete
Cdo gje eshte falur....
ne preher te perkedhel i vetmi mesazh
Qe Zoti paska hedhur Dashuri te vertete!

Keshtu kendojne e shkruajn gjyshet
sepse ujisin lendina lulesh
qe kurre nuk vyshken.

Madi maj 2010