mercoledì 1 agosto 2007

Te kam thene...?



Te kam thene ku i morra fjalet
hyra ne dallget e detit dhe nga krahet e keputur lodhjeve
endrrave pergjysmuar...ne fluturim
mblodha pendet e pulbardhave mbytur ....
ngjyeja ndjenje e shkruajta nje varg

Ta kam thene posi jo,ku e morra peshperimen
ererave vjeshtake qe afrohen shpejt
shpirtit qe provon nxehtesine e mallit
buzet e zhurritura mbeshtet, mbi fleten e njomur nga lotet
balsam per to behet kenga
...krijohet dhe nje varg

Prevazit ku dielli mbyll kanaten
une i le nje krah mbeshtetur...te shoh atje ,
ku nje fjale ende pa thene me ka mbetur,
po edhe heshtur ...e di qe Ti ma kupton
nuk dua ta hap me kete perde komedie vjeterruar,
e shtyj pak mendimin dhe...
... prap kete varg ta kam dedikuar

Kete s'ta kam thene ...
sa here te duash nje reze te ngelur pas atij perendimi
ku ngelet varur nen qerpiket e mi e reshket ashtu e ngrohte
prite, ne duart e tua te padukeshme per ta keputur ,
ashtu si di, e si jep heshtur dhembje
pije me eks perseri..si kupe ''zhgenjimi''
po munde ta kalosh deri ne psheretime

Dhe ec e mos e quaj pastaj varg,
kur yjet me ndihmojne .....
te ndjej aromen e jetes mengjeseve
kete jo, s'ta kam thene !

korrik, 2007