mercoledì 15 agosto 2007
Tak...tak...tak...dhe melodia e eres
Oh...!
Tak.. tak... tak..
...dhe melodi e eres qe kreh floket drejt perendimit
Mbasdite verore ti qiellin vesh
me mendafshin e kuq
ngjyrë e moshes time ...
Largesi....
Ti nuk njeh ende perendimin e nostalgjisë
si ta lodh zemrën…
Ti nuk njeh shpaten e saj,
që pret çdo dëshire
Ti nuk e njeh stinën e mërgimit
se si lulëzon thatë rrenjët e jaseminit…
Sikur njëhere ti të kaloje tek unë,
kufinjtë e mendimit ndare pa koh
rruga jote do ndalte
në një qytet
pa rrugica....
Atëhere do kuptoje këtë gjuhë dallgesh
oqeanike...
me klithma shtegëtimesh pa fund…!
Larg kaq larg nga miq e toke e dashur
nga kull e lotëve dhe kuror e dashurisë
me 44 fije te fildishte vendosur mbi te
Larg nga dhembshuria e dhimbjes
ku ulen netet...
...në dritaren time të nostalgjise
e shikoj pafundesitë e udhëtuara në koh!
gusht,2007