venerdì 1 giugno 2007

Komete shirash kozmik (cikel)



...Ku Jemi...

Fjalime te shurdhera
sfide per turmen e turmezuar
pa patur mundesi te marre pjese
ku cdo rahje zemre
ne moment te jetes sone vdes
zgjerohen hapesirat qiellore ,
tokesore dhe kokesore
dera kercet e mbyllet
''llogarite ,, mbidhen,
shkrimet e shenjta tregojne semaforet e fundit
simbol i ushqimit nga kozmosi
le shenje ne fushat me grure
si notat e nje sinfonie me dashuri per jeten,
ne harmoni me infinitin
e perjeteshem prezent
ku Jemi!
Elohim, Pleajdiane, Atlantide...Faraon
presin pergjigjen tone...


Pranvere per ty...

Degjoj sinfonine e bukur mengjeseve cicerimat
kapakun e qiellit agimi kur ngre
erresires ja ndjej ende psheretimat
kur vellon e argjente i hedh Henes qe fle

Dhe une dua te jem prane zgjimit tend
ne gjoksin tend te mbushem
me frymemarje malesh
me endrra lendinash
te shoh zgjimin tend
te hap qerpikun e syve te tu
me puthje lulesh
une si vete Pranvera
te te them ...
"""Zgjohu Jeta Ime"""
Mirmengjes!


Zeri yt...

Jehon e zerit tend qiellor
me ngre ne krahet e tu perkundje yjesie
zhduket pastaj dhe le porten hapur
te kerkoj neper driten e deshires
qe ma le zgjuar per te pritur perseri
ate note ku kenget e mija marrin melodi
vetem tek zeri yt.