venerdì 1 giugno 2007

Efekt skenik




Muzike e stonuar filmi
nje cift i trembur qe rend ne ekranin vjole
Messenger!
Gjurme dashurish skenike
i kane kaluar ne profilin e tyre
Aktore protagoniste
drejt horizontit vjole
Ne sfond degjohen hingellima kuajsh
Shihet trubullt kerpudha e grixhte
e vdekjes se jetes !
Lindin dashurite shpirterore
Gjuhe radioaktive e dashnoreve pa ze!
dhe degjohen te qeshura indiferente
te disa prifterinjeve te nje feje te re
vetem per kritike!
Syte e tyre nuk shprehin kurgje ne efektin skenik!

Atje...

Kur hidhet shpirti nga frekuence e xixelluar
Fjale merak i nje yllesie te vecuar
Mesazh i koduar
Diku
Dikur bashketrazuar
Diku
ne vendin e takimit ''atje,,
Dikur
Humbur...ne kerkim!


Rastesisht...?

Jo rastesisht te dy te ardhur nga i njejti drejtim
dhe sot ne dukje, perjetesisht te zhveshur
te kundert po krejt te rastesishem
ne dukje si nje sinfoni shperthi
Katarakt i fuqishem krijuar nga nje vale lumi
nga liri e rruges ...ndoshta humbem !



Nuk urrej ...

Une syrin e shqyej sot akoma
per te nxjerre lotin e fundit
te dhembjes se zhgenjimit
pasi aty nuk mund me te lunderojne
varkat e mija te lumturise !