giovedì 31 maggio 2007

"Lamtumire 2006"


Neper agimet e nje viti te ri..."Lamtumire 2006"

Vetmi...

Notoj ne te madhin kanal venecian drejt bregut te vetem
Vetmi...
atje ku nuk ka takime as ekujliber vetem rreshkitje
mbi madheshtit nenujore e peshperije fjalet
te mbetura nga nje lume qe krijoje endrrat e mija
trokthe kuajsh te bardhe rrugicave te gjalla
tingujve te mbetur mallengjyeshem larg...
Merguar , me e vetmuar se vetmija
Notoj e vetme ne kanalin e madh te mrekullive
per te mberritur ne lumin tim pa brigje
perjetesisht....


Dua...


Dua te fle ne syte e tu dhe bashkoj lotet qe dalin nga malli e trishtimi
dua te jem barke e mbytur e loteve me pas
qe deshira te me gjej udhen deri ne mberritjen time
perseri prane buzeve te tua kur je ne lutje
nuk dua te humbase me kurre nga lodhja e largesise
po dua te mos mbarroje me pranvera...
qe filloj me shirat e puthjeve tona


Castin tend


Te vodha nje cast pasi vetem syte e tu mund te flasin me natyren
te vodha ate shikim dhe ze te embel...
... pasi vetem ato me mbanin ison e kenges time
ta vodha ate qe ende ka mbetur ''cast,,
ta ruaj kujtim
sepse vetem kujtimet rrojne mbas ...
...keshtu
ate castin qe te vodha ''Ty,, e kam lene ne cdo varg.


Atehere....vetem atehere!

Koha vishet e zhvishet me ngjyrat e stineve te saj
dhe ne me stinet e ndjesive tona
para pasqyres se vetme ku shihen ditet
ndodhet deshira pa emer e ngjyre
fshehur ne lutjet tona diku
ne perendimin e padukeshem pas jetes
matim urrejtjet me dashurite
vetem atehere mbajme nje veshje
koshiencen...


Do te me njohesh ...

Do te me njohesh nga notat e ndryshme te fjales
nga te ndryshmet ndryshime tek pres largesite
nderur ne qiejt e pritjes qe pikojne shprese
mbi akullin qe ruan fresket memorjen dhe kujtimin
aty ne bregun e detyrueshem te kohes
do te me njohesh
ne perendim te diellit nen hijet tona te kurajos
kaluar pengesat ''mundesi,,
vetem per tu puthur...vetem per ty

dhejtor,2006