venerdì 1 giugno 2007

Varg...



Une nuk qaj shpesh ta dish ti mik besome
po perball mallit dhe vargut zemra me pikon
vertete ,si para pasyres me avull te mbuluar
me ben ky varg te shoh vehten, po kaq te malluar
Ty mik i mire qe ti kepus castet te tilla, befasisht
te gjindemi njejt ndjesisht nuk eshte rastesisht
... e kjarte dhe po kaq e vertete
dritares tende nuk i trokas sepse ...udheve te tua jam dhe vete.

E degjoj oshetimen e dhembjes mistereve ne mergim ku gjindem
dhe sa here kam lot e mall , frymezimit vec i bindem
se vetem keshtu e di qe dhe ti i degjon notat e mija
te njejta ndarjet, dhembjet, po edhe gezimet
...ne te njejt qiell qe na dha drite dashuria
Atje i lashe te gjitha gdhendjet qe deshirat mi morren neper duar
atje rinine e preka , mekur dhe pse kaq e dashuruar
me koken kthyer prapa eca ngadale duke hikur ...
ku urrejta dot s'me rrezoj
sepse besimi , forca Qiellore mburoje shpirtit me qendroj.

Pra miku im ,jam ketu sic ti atje, ne ecje kohore
dhe me ty shpesh edhe heshtur flas
kur kam lot e kenge te tilla miqesore
gjej edhe diku vehten kur me ty mallin ngas
Dikur gdhime nen pjergullat e kujtimeve
fjale te pathena diku... qytetit pa ze
te lexuara zhureshem sot nga kembe qe s'na njohin, si njohim
ato enderra te paprekura ngrira ne trotuarin e pluhurosur
nga buze qe na lane , e si puthim dot kurre me
sot kujtimeve qe mbledhin ndihemi te persosur.

I lame egoistes jete dhe te paekzistueshmes koh nje brenge
si kenge himni rinise humbur qe malli vete ta kendoj
cative e rrugicave tiranase sot s'ka me pellumba
Pra miku im i heshtur nen pemet e bulevardit kur nje kafe i vetmuar ta pish
jam aty ne shoqerine tende mbeshtetur mendimeve gjithmone
... s'je vetem ta dish!