mercoledì 17 ottobre 2007

Une me vjeshten




Oh ..ti furtune me ajer vjeshtak
qe rrezon padukeshem gjethet
te verdha ne te kuq te etheve
lene nga kenget e pranveres
ti qe zgjon endrrat e palosura
ne ujrat Mediterrane
ku ngrijne pas pak dhembjet

Nese ..do te isha nje gjethe
te rendja me ty cmendurisht
nese nje re do te isha...
... te shihja vrapimin tend
nje dallge e forces tende te behem
dhe me ty te ndaj pulsin e potences Natyre
ngjan si ne nje gjume te embel deshira
me kete lutje .. pa ze

Te lutem me hidh si nje valez e rrembyer bregut tim
dhe si nje gjethe atje fluturome
si nje re me mbaj e lerme mbi heshtat e jetes
me deshiren tende sot te cmendur furtune
edhe mua mbulome
sepse deshirat avullojne
dhembjet behen kristalina ...

Kur troket stina e bardhe
mban arome ndarje ...
dhe une te dedikoj kenge
embelsisht te trishte
merri si gjethet mendimet e mija universit
dhe kthehu me peshperime pranvere perseri
sepse une di te perkund cdo cast djepin e jetes
me ninanullen poezi...

tetor,2007