domenica 10 febbraio 2008

...ndarja...




Ndarja...

Pa fjale ...
...mbetur neper grimcat e ftohta te kujteses
me vijne
syt e tu dhe buza qe qesh jo me mua
atje ...mbi jastekun e bute
ka ngelur ndonje fije e flokeve te mi
ku do guxhulisin embel faqet mengjeseve
dhe si deshira ime e perhereshme
do te vije zgjimi duke qeshur perseri
Pa fjale ...
mbi tavolinen kafja do te prese e ftohte
do te ndjesh ftohte edhe Ti...


Nese do te ...

''Sa bukur nese shpirti do te kendonte si vargu
do te kishe diell gjithnji dhe neteve te vetmise
nje dashuri cdo mengjes do te gjeje te pragu
falja do te ishte dhurate prej njerzise...


Pra...

...nuk ke koh...jo nuk ke aspak e di
asnjehere nuk ka qene koha mes nesh pengese
sepse nuk ekziston..!


Ndonjehere ...

Nje dite kur te degjosh ndonje tingull te njohur
ktheses qe merr prane shtepise
mos ngurro ti zbresesh lendines e shihe
si nen pemen gjethe-kuqe renkon
korda e fundit e dashurise!


...mbas mesnate ...

Henes kete nate dicka ne vesh do t'i them
sekret te ngelet edhe une mos ta harroje ...
nje dite nostalgji per te shkuaren do te kem
e thinjur Asaj perseri keto caste do t'ja kerkoj
nje reze te argjente do hedh mbi syte e mija
si castin qe i le deshiren
te mbetet atje ku morri muze dashuria!


.../02/2008