mercoledì 9 gennaio 2008

...balsam petalesh...

Kur ngjyrat deshifrojne shpirtin




Si trandafilat e thare nga harresa e kohes ngjitur murreve fytyrat
ne teatrin ''pa ze'' porta mu hap pa pritur trokitjen time
Roze...kujtesa hapi perdet e ftohta
askush nuk ngeli pa kthyer koken pas
dhe hapat behen si peshperime dhembjeje
Zot me qendro prane ...Stephen King perballe
i zverdhur nga pasqyrat...here une ...here ai...here ata
Me andej..trupa te palevizeshem qe i rrutullohet vetem koka
me thonjte qe zgjaten nje cezme te ndryshkur, uji ka shterrur
Nje brave e prishur qe hapet sekret me nje maje pene te holle
Te gjalle qe lepihen buzesh me afsh te ftohte
e te vdekur jane zgjuar, ulur kembekryq shohin ata qe i varrosen
... degjohet kercitje e dritareve te thyera
dhe dyshemese kalbur pa taban...i kullon gjak
ngrire gjithshka...
perplasje e buzeve te rrudhura me etje
peshperijne

-Balsaaaaaaaam edhe nje puthje...edhe nje fjale...
hyni na thoni...aman dhe nje fjale...
brohorisni te ndjejme rrahje ritmike paradash
rram brram brram rram
Qetesi...andej...nga e majta murrosur



''Trandafili Roze'' qendron ulur mbi krahun e prere dikur
per te ngjyer ne gjak penen e mprehur drejt lavdise
Koh qe ka ndalur frymen...Oh...mos...mos u zgjo me kurre
mos merr fryme se fryma jote ka ere gryke te semure nga myku
neper vyshkjen tende del lot i dhembjes pamje qe lemeris
sepse ti kurre s'ke celur natyreshem
po mbi nje bastun te trashe qe te mbajti degezen e brishte
ndaj leshove vetem ngjyre e kurre arome
ky lot qe gris faqen tende te maskuar s'me jep ndjesi
vec nje drithme te shkuar...rrezimi tij me ben pis

...U merr koh e frymezim enderrave te fresketa !
Pastaj...pastaj...i flak jashte...
si flete te bardha
por... ke harruar
azgje nuk vdes dhe kur eshte e dhuruar
ka nje emer diku te shkruar


''Oh...bijezo ''pikeza e ujit''
qe noton mbi levozhgen e arres
lumenjeve te rrembyer te udheve plot mister
mos te pikoj trishte ai lot i arte
sepse fryma jote eshte e fresket
S'mund te rroje gjate nje trandafil i thare
qe profumin tend keshtu e rremben
dhe pse rruga e vetmise eshte e frikeshme
dhe ty angullim e ngjirrur te genjen


Mos qaj...
ka ende forc krahu i prere nga pabesite,ty te te mbaj
dhe ti ,te kendosh si bilbil kengen e jetes qe te pret
Nga gryka jote e paster e cilter e argjent''

Ecja ime e lehte ...
per te mos trembur fantazmat qe pijne gjak
dhe te fiktet e regjizorit nga pamja, i shtrire
shoh personazhe ,emrat e shkruar mbi cdo pllake
pluherosur po dhe ngjyrosur...sepse ka vendosur
te tregoje te verteten bloze
ajo ngjyre qe e zhgenjeu edhe jeten...
e bukur tenda Roze...

Muskuj qe leshohen duke u perdredhur ne ''vjole ''
''feminilitet pasional'' mustaqesh ngjitur me zamke buravecash qeflinj
qe embelsisht lepihen dhe takat e vendosura mbi koke
si kurore lavdishe vjole u ndrijne
wooooow...????!!!!

Kembaneza oborit pa mullar rrembyer gjuheza
mbushur me kashte nxire e mykur
i vetmi ushqim mbetur per kalimtare nostalgjik
Sepse delet e paqeshme iken...
dhe nuk hane me barin e gjumit letargjik
e me nuk blegerijne kengen permendesh
be be ba...urrah, urrah, urrah,

Bah!
...Iken dhe lekuren se dhuruan per ujq grabitqare mbi krijesat pafaj
as paterica nuk mbajne kur kullosin ne fushat e lira stineve
kercejne dhe sa degjojne ''zerin e Nenes... e le qingji kopene''
Pa bari e kope shpenrdare jane gjithkund vertete
po thirrja e qumeshtit atdhe i pikon i bardhe nga rete
eh...kemboreve varur ne qafe ne shekuj s'ja kane me ngene
ndaj ikin perseri sa e shuajn mallin e marin dhene
te lire atje ku liria ka rritur kopene...

Roze ti ngjyre e bukur sot nje veshje maskash ''karnavale veneziane''
ku tallin vjedhesit e perlave nenujore shekullore
nen themelet e torturave doxhiane
Tabllove Boticeli ,Vecellio derdhur ne mermer
kane ndalur dhe shkelqejne gjetke, po kane nje emer te vetem
qe i prezanton at-dhene
Ate bukuri qe ja perdhosen njerzimit
me epidemine ''roze'' dhe me pas hedhur ne ''ishullin e te vdekurve''
tashme i pa-shkelur.. por jo harruar !



Vjole qe cdo mashkull fton ne ballon e tij profumin MEN
Zgjohu Leonardo...te lutem trego qe s'ju dhe kurre asaj ngjyre
dhe pse atehere koha per ty ish vetem pasion
Ti i le gjithkujt nje ''darke te fundit''
I le dhe nje emer shkruar diktatorit Ludovik
Vertetesi me shume se kaq...c'mund te me tregosh me?
ti dhomez e ftohte me lule te thara ngjitur murresh, zhvatur shkurresh
Kendeshem vizitoj kete pamje te ngrire reale mbi cdo pikture ne koh
qe jo te gjithe i kane jetuar pa sy e vesh
Miremengjes Jet!
Te falem qe me le te shoh kete akt, ty regjizor i zvenitur
po te zgjoj me nje prekje vargu mengjezi ende pa gdhire
qe fantazmat mos i vrase drita e bardhe e jetes
Vazhdo...
''Pelegrinazhin e Karnavaleve te Kohes''
Nuk kisha qene kurre ne kete skene kaq realisht
edhe pse dikur i kam degjuar gropesitjen e frytjes me boshesine
rastesisht ndjej te me reshkas nje lot emocioni i kenaqesise !
Se vetem keshtu mund te flase vertete historia ...
Me kete pamje e dikureshmja harruar ''Ishulli te vdekurve''
...filmi nis...


.../01/2008